Vllaznia barazoi 0-0 me Teutën në shtëpi, me dy skuadrat që pesë javë nga fundi I sezonit janë në garë për titullin kampion, duke ndjekur për momentin Partizanin kryesues.

Të ndodhur tre pikë pas, shkodranët po mendojnë për sfidën e radhës që do e zhvillojnë në transfertë me Kukësin.
Në “Elbasan Arena”, të premte në 18:00 shkodranët do gjejnë një Kukës “të plagosur” gjatë këtij sezoni, me Brdaric që ka kërkuar të mbajë në formë të tijtë.

Kroato-gjermani e ka nxjerrë skuadrën edhe dje në stërvitje, paçka se vetëm pak orë më parë ishin në fushë me Teutën.

Pjesa e lojtarëve të aktivizuar në kampionat bëri stërvitje më të lehtë se pjesa tjetër e skuadrës. Në sprintin final të sezonit, Vllaznia sheh nga pranë titullin kampion./newsport/