Rritet edhe me shume diferenca ne mes Vllaznise dhe Erzenit e cila tashme ka shkuar ne tete pike dhe kesisoj rruga e kuqebluve behet gjithnje e me e lehte.
Pasditen e sotme ne Lezhe eshte luajtur ndeshja tjeter e javes se pare te fazes se trete, ajo ne mes Beselidhjes dhe Erzenit e cila eshte mbyllur ne barazim 1-1 dhe kesisoj ky rezultat nuk ka kenaqur askend.
Kane qene shijakasit ata qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Peqinit qe ne minuten e 15-te te ndeshjes nderkohe qe lezhjanet do te barazonin vetem ne minuten e 89-te me ane te Dedajt.
Nje rezultat ky qe ka kenaqur Vllaznine e cila e çon ne tete pike diferencen me Erzenin dhe ne nente pike diferencen me Beselidhjen. Kuqeblute do t’i luajne dy ndeshjet e rradhes ne Shkoder ku do te presin fillimisht Dinamon dhe me pas Beselidhjen.
GRUPI A / PLAY-OFF
Datë 3 mars 2019
Besëlidhja-Erzeni 1-1
Shënues: Dedaj 89′ / Peqini 15′