Pika e marrë dje në Kamëz është konsideruar shumë e rëndësishme në kampin shkodran.
Padyshim që do të kishte qenë mirë marrja e fitores, por edhe barazimi nuk është keq sepse ndikon edhe në anën psikologjike të ekipit për vazhdimësinë.
Ndërkohë trajneri Gjoka ka vendosur t’u japë një “shpërblim” futbollistëve të tij. Kuptohet jo financiar sepse kjo nuk është në dorën e tij, por sa i takon stërvitjes.
Ai e ka lënë pushim skuadrën për të rikuperuar energjitë e humbura në këtë sfidë dhe kjo u ka dhënë mundësinë lojtarëve që ta kalojnë këtë të dielë pranë familjeve të tyre.
Por natyrisht që nuk do të ketë shumë kohë për të pushuar. Nesër ato i presin dy seanca, paradreke në palestër dhe pasdite në fushën e stërvitjes.
Kuptohet që nuk do kenë kohë për të humbur sepse të mërkuren do jenë në fushë për të luajtur ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit.
© shkodrasport.com