Me ne fund, Vllaznia U19 gjen edhe fitoren e dyte ne kampionat. Ajo ka mundur sot me rezultatin 2-0 ekipin e Laçit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Takimi ka nisur me nje minute heshtje ne nderim te viktimave te termetit dhe me pas, futbollistet e te dy ekipeve kane nisur perpjekjet e tyre per t’i marre pike kundershtarit.

Qe ne minuten e 9-te, Vllaznia U19 ka kaluar ne avantazh me ane te sulmuesit Sidrit Barbullushi. Pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 1-0 ne favor te ekipit shkodran nderkohe qe edhe kurbinasit jane munduar qe te rezistojne dhe te krijojne edhe ato rastet e tyre.

Edhe pjesa e dyte eshte shoqeruar me rivalitet por nderkohe ne minuten e 90-te ka qene mesfushori me tipare sulmuese Samuel Asllani qe ka shenuar edhe golin e dyte dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat 2-0.

Me kete fitore, Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve duke u ngjitur ne vendin e gjashte ne renditje, nderkohe qe Laçi mbetet ne kuoten e 14 pikeve dhe ndodhet nje vend me lart.
www.shkodrasport.com