Barcelona i ka bërë një ofertë të vështirë për t’u refuzuar Chelsea-t. Skuadra spanjolle është e gatshme të ofrojë brazilianin Malcom, plus 60 mln euro për bashkëkombësin e tij Willian.
Malcom kushtoi 45 mln euro nga Bordeaux verën e kaluar, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe po monitorohet nga një sërë klubesh evropiane.
Barcelona bleu 21-vjeçarin pasi Blutë refuzuan për të tretën herë ofertën e tyre për Willian.
Chelsea ka refuzuar ofertat deri në 75 mln euro në korrik, por mund të tundohet këtë herë, teksa Willian ka mbushur 30 vjeç dhe i kanë mbetur vetëm 18 muaj në kontratë.
Maurizio Sarri kërkon të përforcojë ekipin dhe jo të humbasë lojtarë kyçë, por e di se Chelsea kërkon të ulë moshën mesatare të skuadrës.
Me Cesc Fabregas që është rrugës për te Monaco, Willian mund të jetë veterani i dytë i Bluve që mund të largohet në merkaton e dimrit./telesport/