Sulmuesi i Barcelona-s, Lamine Yamal thotë se gjyqtarët e La Liga nuk i meritojnë kritikat që marrin.
Yamal foli për Mundo Deportivo për zyrtarët e ndeshjes këtë sezon dhe këmbëngul se klubet nuk duhet të pretendojnë njëanshmëri.
Ai tha: “Puna e një arbitri është shumë e vështirë, në fund nëse fërshëllen për njërën palë, tjetra do të ankohet.
“Dhe nëse askush nuk ankohet, një ekip tjetër që nuk luan do të ankohet. Është një punë shumë e vështirë sepse dikush gjithmonë do të ankohet, ata përpiqen të bëjnë më të mirën që munden. Ne jemi shumë të lumtur”.
Yamal tha gjithashtu: “Kur ishim gjashtë pikë përpara, më kujtohet penalltia ndaj (Jules) Kounde në Getafe, të cilën ata nuk e dhanë, dhe kundër Rayo-s dhanë atë penallti për Inigo (Martinez).
“Pra, nuk e di… Në Kupën e Mbretit, gjyqtarët fillimisht favorizuan Madridin dhe më pas kundër Osasuna-s dolën kundër tyre.
“Do të jetë kështu çdo ndeshje. Mendoj se ne nuk mund të ankohemi, Madridi, Barça dhe Atletico”./telesport/