PSG e ka eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-4. Golat në ndeshjen e dytë për parisienët i shënuan Kylian Mbappe me dy, Vitinha dhe Ousmane Dembele, ndërsa për katalunasit realizoi Raphinha.
PSG ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.13, ndërsa Barcelona u vlerësua me 6.57.Mbappe ishte lojtari i ndeshjes me dy golat që realizoi, duke marrë notën 8.5.
Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Ronald Araujo, që u ndëshkua me karton të kuq dhe mori vlerësimin 5.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: