Kampionët e Spanjës, Barcelona shënoi një gol të mahnitshëm “Tiki-Taka” kundër Totenhamit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, duke kujtuar ditët e artë të klubit.

Tani për ata që nuk e dinë se çfarë është “Tiki-Tika”, është një stil spanjoll i futbollit i njohur për pasimin e shkurtër dhe lëvizjen, duke punuar nëpër zona të ndryshme duke mbajtur topin në zotërim.

Barcelona e mposhti Totenhamin 4-2 në “Wembley” të enjten. Katalanasit shënoi golin e tretë nëpërmjet Lionel Mesit, që erdhi pas 22 pasimeve të kryera, krejtësisht nga fillimi deri në vijën e finishit.

18 pasimet e para ishin të ngadaltë, deri sa Mesi preku topin. Ylli argjentinas gjen Zhordi Albën në të majtë, i cili ia rikthen në qendër. Një gol shumë i bukur nga katalanasit./vipsport/