Havier Tebas është ai që fitoi mandatin e tretë si president i La Ligës.

Ai fitoi me shumicë mandatin 4-vjeçar për të drejtuar elitën e futbollit spanjoll.

Megjithatë dy klubet e mëdha të futbollit iberik, Real Madridi e Barcelona, së bashku me Atletik Bilbaon, Celta Vigon votuan kundër rizgjedhjes së Tebas. Kurse Real Zaragoza nuk votoi fare.

Tebas dha dorëheqjen në 2 dhjetor dhe vendosi të kandidonte përpara të përfundonte mandati i tij në 10 tetor 2020./syri/