David Alaba mund të largohet nga Bayern Munchen me parametra 0. Mbrojtësi austriak ka një kontratë që skaon sezonin e ardhshëm e deri më tani nuk ka vendosur ende nese do të rinovojë kontratën e tij apo jo.

Në këtë mënyrë klubet e mëdha kanë nisur nga puna për të bindur lojtarin ta kenë në skuadër.

Siç raportojnë mediat në Spanjë ka një duel në merkato mes Real Madrid dhe Barcelonës për të marrë shërbimet e Alaba.

27-vjeçari është një nga mbrojtësit më të mirë në rolin e tij dhe mund të bëjë disa pozicione në fushë dhe duket se është gati të nis një aventurë të re.

“El Clasico” në fushë, por edhe jashtë saj dhe këtë herë shënjestra është David Alaba./newsport/