Sipas shtypit spanjoll, skuadra e Interit ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për të marrë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni sulmuesin 23-vjeçar Gerard Deulofeu, por më pas transferimi i tij në Milano mund të jetë përfundimtar nga 1 korriku 2018. Marrëveshja mund të arrihet në shifrën e 30 milionë eurove, me klauzolën që Deulofeu nuk do të luajë kurrë me fanellën e Real Madrid.
Kështu, Gerard Deulofeu mund të rikthehet të luajë në “San Siro”, por këtë herë do ta bëjë me fanellën e Interit, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur me kuqezinjtë e Milanit.
Barcelona kërkon të ulet në bisedime me Interin për t’ia plotësuar dëshirën për të marrë një sulmues dhe ofron pikërisht Gerard Deulofeu, por kërkon si kusht që sulmuesi argjentinas Mauro Icardi të mos largohet nga Milano dhe të përforcojë sulmin e rivalëve të përjetshëm të Real Madrid. Ndaj transferimi i Deulofeu tek Interi mund të jetë një “dhuratë” nga klubi “blaugrana”. Real Madrid kërkon prej kohësh të afrojë sulmuesin Mauro Icardi, një lëvizje që tremb disi Barcelonën. këtë sezon Deulofeu ka luajtur 16 ndeshje me Barcelonën, duke realizuar edhe 2 gola, një lojtar që do t’i jepte një ndihmë të madhe skuadrës së trajnerit Spalletti./telesport/