Barcelona duhet të mbledhë një shumë të konsiderueshme parash (100 milionë euro) përpara 30 qershorit për të shmangur probleme serioze me La Ligën në lidhje me regjistrimin e lojtarëve, përfshirë trajnerin e tyre të ri Hansi Flick dhe stafin e tij.
Për shkak të borxhit dhe shpenzimeve të mëdha, Barça nuk e ka arritur ende rregullin për Fair Play Financiar në La Liga, që do të thotë se ata nuk mund të nënshkruajnë me lojtarë.
Klubi nënshkroi një marrëveshje me konsorciumin gjerman Libero për të shitur 50 për qind të Barca Studios, por investitorët nuk kanë paguar dhe vazhdojnë të ngecin me kalimin e kohës.
Sipas SER, prodhuesi i fanellave të Barcelonës, Nike, mund të jetë i gatshëm të sigurojë njëfarë shpëtimi financiar duke dhënë 100 milionë euro në arkat e klubit përpara afatit.
Barça e gjen veten pothuajse në një situatë të dëshpëruar, prandaj oferta e Nike do të ishte e shkëlqyer.Nike do të ndërhynte vetëm nëse e lidhin Barcelonën me një kontratë 10-vjeçare. Kompania e veshjeve sportive është e vetëdijshme se Blaugranat po planifikojnë të nënshkruajnë me Puma-n.Një tjetër opsion për Barçën do të ishte të merrte një hua, por Joan Laporta e konsideron këtë si mjetin e fundit. /Telegrafi/