Historia mes Barcelonës dhe Leo Messit duket se do vazhdojë. Pas disa zërave në merkaton e janarit se argjentinasi mund të largohej në fundin e sezonit, tashmë duket se gjërat janë qetësuar.

Messi gjithmonë e ka shprehur dashurinë e tij për ngjyrat blaugrana dhe me shumë mundësi do ta mbyllë karrierën në Katalonjë.

Drejtuesit e Barcelonës janë duke punuar në rinovimin e kontratës së Messit. Sipas gazetari italian, Nicolo Schira, kontrata e re do të përfundojë në vitin 2023 si dhe paga e sulmuesit do të jetë 50 milionë euro në sezon.

Bisedimet ende vazhdojnë mes palëve, por e rëndësishme është që ka vullnet nga të dyja palë të vijojnë bashkëpunimin.

Barcelona nuk është thjesht një klub futbolli për argjentinasin, por një familje. Gjithsesi duhet pritur hedhja e firmës në kontratë. /abcnews/