Barça prezantoi këtë të hënë, përmes nënkryetarit të saj ekonomik, Jordi Moix, rezultatet e një viti financiar 2019-2020, shënjuar nga kriza e Covid-19. Pandemia ka gjeneruar humbje të dhimbshme. Moix, i cili justifikoi veten duke thënë se ata nuk i kanë sjellë “shtatë plagët e Egjiptit”, filloi duke treguar të dhëna nga pandemia për të kontekstualizuar rënien: 31.7 milionë raste të konfirmuara të sëmundjes, një GDP negative prej 3% (nuk ndodhte që prej Luftës së Dytë Botërore) dhe një ulje prej 65% të turizmit.
Padyshim, kjo ka ndikuar në aktivitetin e Barçës. Moix, gjithashtu, i lidhi humbjet e Barçës me ato
të klubeve të tjera të mëdha europiane. Fjala vjen, Juventusi ka humbur 71 milionë euro, ndërsa Manchester United 110 milionë euro.
Shifrat e ftohta flasin për një rënie të rëndësishme të klubit katalanas në nivelin ekonomik. Kështu, Barça ka arkëtuar 192 milionë euro më pak se sa kishte buxhetuar. Ku mendoi se do të arrinte 1.047 milionë euro, mezi mori 855 milionë euro (klubi thotë se pa Covid-19 do të kishte grumbulluar 1.059 milionë euro).
Barça, gjithashtu, pranon humbje prej 97 milionë euro. Borxhi i klubit blaugrana shkon nga 217 në 488 milionë euro, megjithëse ende mban një kapital efektiv prej 35 milionë euro.
Barça reduktoi 42 milionë euro paga dhe 30 milionë euro shkurtime të tjera. Për të gjitha këto, Barça ka llogaritur një buxhet prej 791 milionë euro për sezonin 2020-2021, me kusht që të përmbushen supozime të caktuara optimiste, të tilla si fillimi i vendosjes së njerëzve në stadium që nga nëntori (25%) dhe të qenit në gjendje të mbushë stadiumin njëqind për qind në shkurt 2021./telesport/