Ronald Koeman fillon aventurën e tij në stolin e Barcelonë në një ndeshje miqësore para-sezonale, e cila do të luhet në Stadium Johan Cruyff kundër Gimnastic de Tarragona , duke filluar nga ora 19:00 pasdite.

Formacioni i parë i trajnerit holandez, përfshin disa risi: të rinjtë Trincao dhe Pedri luajnë nga minuta e parë, ashtu si kapiteni, Lionel Messi.

Philippe Coutinho është gjithashtu në 11-she, ndryshe nga Luis Suarez dhe Arturo Vidal, të cilët po negociojnë largimin e tyre sepse nuk përshtaten me planet e trajnerit holandez. Rafinha, Moussa Ëague, Matheus Fernandes, Marc-Andre Ter Stegen dhe Samuel Umtiti ( i dëmtuar) mungojnë .

Ronald Koema ka deklaruar më parë se sotne do të fusë në lojë dy njëmbëdhjetëshe, një për secilën pjesë. Secili lojtar duhet të luajë 45 minuta.

Kjo është njëmbëdhjetsha e Barcelonës kundër Gimnastic de Tarragona:

Neto – Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba – Alena, Busquets, Pedri – Messi, Griezmann, Dembele