Barcelona është e gatshme që gjatë merkatos së janarit të largojë, Jean-Clair Todibon.

“Diario Sport” raporton se Manchester United është shumë i interesuar në transferimin e 19-vjeçarit.

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë të gatshëm që të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e tij, por Barcelona dëshiron largimin e tij me formulën e huazimit.

“Calciomercato” ka raportuar gjithashtu se për mbrojtësin francez është i interesuar edhe Milani.

Todibo ka luajtur vetëm 4 ndeshje deri tani me kampionët e La Liga.