Kryesuesit e La Liga, Barcelona raportohet se e kanë kuotuar 100 milionë pound shumën e kërkuar për Philippe Coutinho, me Chelsea-n të interesuar për blerjen e brazilianit. Pavarësisht transferimit të tij shumë të kushtueshëm në janarin e vitit të kaluar nga Liverpool, futbollisti 26-vjeçar ka dështuar në përpjekjen për tu instaluar si lojtar titullar në formacionin e skuadrës së Ernesto Valverde.

Raportime të reja bëjnë me dije se Barcelona është e hapur të shesë Coutinho-n pavarësisht 142 milionë pound të shpenzuara për blerjen e brazilianit një vit më parë nga Liverpool. Ky transaksion do të gjeneronte mjaftueshëm fonde për të siguruar buxhetin e nevojshëm për rikthimin e Neymar nga Paris Saint-Germain.