Barcelona raportohet se ishte në ‘dijeni’ për thyerjen e rregullave të FIFA-s, mes polemikave që u shkaktuan për inkuadrimin e Inigo Martinez ndaj Osasuans të enjten. 

Martinez, i cili ishte detyruar të tërhiqet nga kombëtarja e Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve shkaku i një lëndimi, u deklarua i gatshëm për lojë para duelit ndaj Osasunas. 

Mbrojtësi spanjoll u aktivizua nga minuta e parë dhe luajti tërë ndeshjen ku në fund blaugranasit triumfuan me rezultat 3-0. 

Osasuna pas përfundimit të ndeshjes dërgoi një ankesë në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit, duke iu referuar një rregulli të FIFA-s, aty ku thuhet se lojtarët që largohen nga kombëtarja nuk duhet të luajnë për klubin të paktën pesë ditë pas përfundimit të pushimit me kombëtare. 

Catalaunya Radio, sidoqoftë, ka raportuar se Barcelona ishte në dijeni të këtij rregulli dhe madje kishte konsulutuar edhe ekspertë ligjorë të cilët e këshilluan klubin ta lejojnë Martinezin të luajë. 

Raporti shton se Barcelona po mbështetet tek fakti që nëse Federata e lejon lojtarin të paraqitet, atëherë ky rregull nuk hyn më në fuqi. 

Ferran Torres, Robert Lewandowski dhe Dani Olmo që të gjithë e gjetën rrjetën, teksa ekipi i Hansi Flick e zgjeroi epërsinë në tri pikë ndaj rivalit Real Madridit në krye të tabelës./Telegrafi/