E marta do të jetë një ditë interesante për Barcelona-s, me klubin që nuk ka pësuar asnjë penallti të vetme në kampionat për dy vite.
Vendimi i fundit i kësaj natyre ka ndodhur në ndeshjen e katalanasve ndaj Celta Vigo-s në vitin 2016 pikërisht më 14 shkurt, një ndeshje që përfundoi 6-1 në favor të Barça-s.
John Guidetti shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e nderit për vizitorët në Camp Nou pasi sulmuesi suedez është rrëzuar brenda zonës nga Jordi Alba.
Që nga ajo ditë janë luajtur plot 76 ndeshje kampionati dhe pa asnjë penallti të akorduar kundër tyre, plot dy sezone.
Gjatë kësaj periudhe një total prej 224 penalltive janë akorduar në La Liga, dhe asnjëra nuk ka qenë kundër Barcelona-s.
Ekipet më të penalizuar janë Valencia dhe Celta Vigo me 18 penallti secili./telesport/