Barcelona raportohet se është interesuar për yllin e Manchester United Daley Blind.Marca pretendon se holandezi është në radarin e Ernesto Valverde-s pasi është kthyer në një zëvendësues të përhershëm nën drejtimin e Jose Mourinho-s.Blind-it i skadon kontrata në fund të sezonit dhe me sa duket nuk ka pasur bisedime për një rinovim të mundshëm.Thuhet se Barcelona është interesuar të shfrytëzojë mundësinë për të transferuar mbrojtësin i cili mund të luajë në shumë pozicione.

Por me Javier Mascherano-n që pritet të largohet nga Nou Camp në verë, 27-vjeçari me shumë mundësi të do vendosej në qendër të mbrojtjes nëse do të transferohej në Spanjë. Raporti shton se Blind mund të largohet nga United që në janar për një shifër të vogël.