Goli i parë i shënuar nga Luis Suarez përballë Interit ka qenë një kryevepër dhe ka lënë të ccuditur shumëkënd. Vetë Lionel Mesi ishte një nga ata që shtangën në vend pasi Suarez dërgoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij spektakolare në hyrje të zonës.
Vetë Barcelona ka shfrytëzuar këtë moment dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të argjentinasit me duart në kokë, praktikisht duke e kthyer atë në :meme”. “Kur sheh supergolin e mikut tënd më të mirë”, shpjegonte klubi katalanas, duke iu referuar lidhjes së ngushtë që ka krijuar në këto vite argjentinasi me uruguaianin.
Ndërkohë, argjentinasi pas ndeshjes është detyruar të japë shpjegime për një tjetër marrëdhënie brenda skuadrës e cila nuk duket se po shkon sicc duhet, atë me Antuan Grizman.
“Kam marrëdhënie të mirë me të gjithë në dhomat e zhveshjeve, Shpesojmë që gjithçka të vazhdojë në këtë dinamikë”, tha ai. Përgjigje standard, që ka hedhur më shumë hije sesa ka sqaruar situatën me francezin i cili duket si i izoluar brenda grupit katalanas. /vipsport/