Më 10 nëntor, imazhet e Robert Levandovskit, duke vendosur duart pas shpine në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Sociedadit në “Reale Arena” kaluan pa u vënë re.
Sidomos pas përfundimit të ndeshjes dhe me skuadrën e Barçës që shkonte në këndin ku ndodheshin tifozët që kishin udhëtuar drejt San Sebastian. Të nesërmen Federata Polake e Futbollit lëshoi një deklaratë zyrtare duke njoftuar mungesën e sulmuesit të Barçës për ndeshjet e ekipeve kombëtare në nëntor, për shkak të një dëmtimi të mesit.
Rreth 10 ditë jashtë, raportoi Barcelona. Dhjetë ditët e parashikuara nga Barcelona kanë kaluar pak dhe e vërteta është se polaku nuk është shfaqur ka pushuar në këto dy stërvitjet e para të javës.
Sipas planit, polaku ka bërë disa seanca fizioterapie. Por në Barcelonë kanë nisur t’i bëjnë llogaritë edhe me mungesën e mundshme të tij për vizitën që katalanasit do të bëjnë në fundjavë në “Balaidos”.