Barcelona dhe Xavi mund të marrin frymë të lehtësuar. Frenkie de Jong është rikuperuar për ndeshjen kundër PSG-së, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Siç raporton “Sport”, holandezi ka marrë pjesë në seancën e mëngjesit të së premtes së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve, por klubi ka preferuar të mos komunikojë ecurinë e rikuperimit të tij.

Ai tani mund të konsiderohet 99% i rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës dhe është e qartë se ish-mesfushori i Ajax do të jetë në “Parc des Princes”.

Mbetet kuriozë sesi Blaugranët preferuan ta shmangin bërjen publike të këtij detaji, ndoshta duke mos iu dhënë avantazhe kundërshtarëve parizienë./telesport/