Barcelona do të futet në merkaton e janarit për të bërë përforcime në repartin difensiv. Lajmi është bërë i ditur nga media spanjolle “Mundo Deportivo”.
I pari që kryeson listën është ai i Viktor Lindelof i Mançester Junajtid, i ndjekur nga Erik Dier i Totenhemit.
Nuk mungojnë emrat e lidhur me Serinë A si ai i Daniele Ruganit të Juventusit, si dhe Xherri Mina i Fiorentinës.
Profilet e tjera të vlerësuara janë ato të Humels, Klostermnn, Vitsel, Azpilikueta, Hermoso dhe Van-Bisaka.