Koronavirusi përveç fatkeqësive që ka sjellë në mbarë botën, në momentin kur të ikë, do të lërë pas edhe një boshllëk ekonomik. Në këtë krizë financiare nuk përjashtohet as bota e futbollit, teksa klubet që në këtë moment kanë kërkuar të reduktojnë pagat e futbollistëve. Sakaq, kjo pritet të reflektohet edhe në merkato, teksa pritet që lëvizjet të jenë shumica në formën e huazimeve sa të rifitohet fuqia financiare.
Megjithatë, Barcelona nuk duket shumë e shqetësuar mbi këtë aspekt dhe vazhdon të jetë e përqëndruar për të arritur te objektivat e saj për sezonin e ardhshëm. Vetë presidenti Bartomeu ka theksuar se klubi ka kapital të mjaftueshëm për të shpenzuar. Objektivat e verës janë Nejmar dhe Lautaro Martinez.
Të dy lojtarët janë të preferuarit e Leo Mesit dhe katalanasit do bëjnë maksimumin që sulmi i vitit tjetër të përbëhet nga kjo treshe. Blaugranët pretendojnë të nisin një cikël të ri fitues, duke hequr dorë nga Luis Suarez si dhe Osman Dembele që nuk bind për shkak të brishtësisë së tij fizike. /VipSport/