Çavi Hernandez prej disa viteve e ka ndërtuar karrierën e tij në Katar, ku fillimisht si lojtar e më pas si trajner, është bërë pjesë e Al Sad.
Vetëm para disa ditësh, ai rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2023, duke larguar zërat për një rikthim te Barcelona e tij.
Por, në Katalonjë tashmë që janë jashtë garës së tirullit, duket se mund të shprehen lirshëm për trajneri dhe ata nuk janë shumë “fansa” të Ronald Kuman. Ndaj, presidenti Joan Lapoeta kërkon me patjetër Çavin për sezonin e ri.
Për mediat pranë klubit blaugran, tashmë negociatat kanë nisur dhe pritet që ish-mesfushori të udhëtojë drejt Spanjës për të negociuar dhe për të kuptuar peojektin e klubit.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse palët do të gjejnë akordin, teksa në Barcelonë prej vitesh e presin Çavin, i ciki ashtu si lojtar, kërkon t’i japë kënaqësi tifozëve edhe në rolin e trajnerit. /VipSport/