Pavarësisht se Ronald Araujo është një nga mbrojtësit më të vlerësuar të Barcelonës, uruguaiani nuk është një aset i paprekshëm për Hansi Flick. Trajneri gjerman ka besim më të madh te Pau Cubarsí dhe Inigo Martínez, duke ngritur dyshime për të ardhmen e Araujo-s te katalanasit.

Nisur nga kjo situatë, bordi i Barcelonës është i hapur për shitjen e Araujo-s, me kusht që të jetë një ofertë që plotëson kërkesat e tyre financiare.

Barcelona ka vendosur një çmim minimal prej 60 milionë eurosh për të lënë të lirë mbrojtësin uruguaian. Një shifër disi e habitshme kjo, duke ditur se Araujo vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe katalanasit mund të përfitonin shumë më shumë sesa shifra 60 milionë euro.

E ardhmja e qendërmbrojtësit 26-vjeçar pritet të jetë në Premier League, aty ku Manchester United duket shumë i interesuar për uruguianin, i cili pëlqehet shumë nga Ruben Amorim./telesport/