Barcelona ka përgatitur një listë të gjatë largimesh këtë sezon pas rezultateve të dobëta të arritura dhe deri tani janë në garë vetëm për një titull atë të Ligës së kampioneve.
Po ashtu drejtuesit kanë përgatitur edhe disa transferime të mëdha që ta rikthejnë Barcelonën aty ku e ka vendin, një nga dëshirat e mëdha është Lautaro Martinez që është pjesë e klubit të Interit.
Antonio Conte e ka parë dyshen Lautaro-Lukaku si celsin esuksesit të Interit. Ndërsa drejtori teknik ka thënë që ne po përpiqemi ti mbajmë lojtarët e rinj.
“Operacioni i rinovimit do të zhvillohet për disa lojtarë, veçanërisht lojtarët më të rinj të cilët ne duam t’i mbajmë për një kohë të gjatë,” shpjegoi CEO i Interit, Beppe Marotta .
“Njëri prej tyre është Lautaro , ne do të flasim me të në një mënyrë shumë të qetë, ai është i lumtur që vesh fanellën e Interit.
Një vendim u mor në nivelin e bordit disa javë më parë që Los Cules të ndalonte të gjithë biznesin e transferimeve derisa të përfundonin aventurën e tyre në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa kjo i lejon lojtarët të përqëndrohen në objektivin e tyre evropian, nuk do të thotë që ata që prapaskenat nuk janë ende duke u përgatitur për fushatën e 2020/21.
Barcelona supozon se agjentët e Lautaro do të ulen me Interin dhe do të dëgjojnë ofertën e tyre, kryesisht si një veprim respekti, por klubi spanjoll po e merr si të mirëqenë që ky propozim nuk do të konsiderohet.
Vetë Lautaro kuptohet se ka vendosur tashmë muaj më parë se ai dëshiron të luajë në Camp Nou me Lionel Messi dhe asgjë nuk do ta shkëpusë atë nga kjo.
Mbetet fakti që Barcelona dhe Interi nuk kanë arritur ende në një marrëveshje mbi një tarifë, ndërsa ka ende shpresë në Katalonja që lojtarët të mund të përfsihen në një marrëveshje shkëmbimi.
Deri tani problem është vetëm cmimi I lojtarit që llogritet afer 110 milion euro nga Interi.