Barcelona po kërkon të transferojë Neymarin dhe per kete duket se do te beje ç’te jete e mundur per ta realizuar ne fillimin e sezonit te ardhshem.
Mediat në Spanjë raportojnë se katalanasit gjatë merkatos së verës janë të gatshëm të sakrifikojnë ‘yllin’ e skuadrës, vetëm për të nënshkruar me brazilianin.
Barcelona do të ofrojë Griezmannin te Paris Saint-Germain në mënyrë që ta riktheje Neymarin në “Camp Nou”.
Skuadra katalanase e vlerëson Griezmannin me shumën prej 90 milionë sterlinash. Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne realitet por duhet thene se edhe francezi nuk duket shume i kenaqur ne Barcelone.
Si rrjedhoje, ky kembim lojtaresh edhe mund te realizohet megjithate jane shume detaje qe duhen diskutuar ne mes drejtuesve te dy klubeve.