Barcelona “shet” Camp Nou-n. Ose më mirë: pjesë të Camp Nou. Impianti i vjetër i Blaugranës, në fakt është duke u çmontuar.Punimet tani janë në një fazë të avancuar, aq sa Relevo i krahason kushtet e stadiumit me Koloseun në Romë.
Shembja sigurisht ndikon edhe te tifozët e shumtë që përjetuan emocione të shumta aty. Por pjesë të stadiumit të vjetër do të vazhdojnë të jetojnë.
Në fakt, nëse Barcelona do të luajë në stadiumin e ri në ndërtim, disa pjesë të stadiumit të vjetër janë nxjerrë në shitje.
Klubi Blaugrana, në fakt, ka ngritur një stendë pranë Camp Nou dhe një seksion të dyqanit të tij online ku është e mundur të blihen suvenire të impiantit të vjetër.
Opsione për të gjitha buxhetet, duke qenë se çmimet variojnë nga minimumi 20 euro, nga modeli i stadiumit (me bar të vërtetë), copat e rrjetave, deri në atë që është përcaktuar në dyqanin zyrtar të Barçës si “bari i fundit i stadiumit”, në një ambient elegant, me një kosto prej 419.99 euro. Bari, siç tregohet nga nënshkrimi i një noteri, është origjinal.