Barcelona shpreson që të gjejë një zgjidhje për Frenkie De Jong, i cili ka refuzuar kalimin te Manchester United.
Së fundmi në Spanjë kanë raportuar për një skenar të ri, që e dërgon mesfushorin holandez te Bayern Munich.
Bëhet fjalë për një operacio si ai i Coutinho, me një huazim të “rëndë” me të drejtë blerje.
Te Barcelona është e rëndësishme të shpëtojnë nga rroga e tij për momentin dhe mbetet të shihet nëse Bayern ka interes për një lëvizje me këtë formulë.