Julian Alvarez duket se është vënë në shënjestër nga Barcelona.Sulmuesi i Manchester City-t e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë pesë asiste.

Megjithatë, Pep Guardiola mund të jetë shumë shpejt nën presion për ta mbajtur 23-vjeçarin në ekip.Sipas spanjolles Sport, Barcelona e shikon Alvarez si zëvendësuesin afatgjatë të Robert Lewandowski-t.

Si Alvarez, edhe polaku e ka nisur shumë sezonin me gjashtë gola dhe katër asiste, por një diferencë prej 12 vitesh dyshja janë në anët e kundërta të karrierave respektive.

Sport ka shpjeguar se trajneri Xavi dhe drejtuesi e klubit spanjoll janë të befasuar nga nuhatja e Alvarez për të shënuar.Argjentinasi ka qenë edhe një lojtar kyç për Albiceleste-n në Kupën e Botës në Katar.

Thuhet se Alvarez ka një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës me Qytetarët me vlerë 43.4 milionë sterlina (50 milionë euro)./telesport/