Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është akuzuar nga gjyqtari i çështjes “Negreira” për ryshfete, korrupsion sportiv, administrim i padrejtë dhe falsifikime të dokumenteve tregtare.
Ai ka qenë president i katalanasve në periudhën 2003-2010, duke u përfshirë në skandalin me blerjen e arbitrave, në mënyrë që të favorizonin Barcelonën.
Përveç Laportës janë të akuzuar dhe disa zyrtarë të tjerë, me njërin prej tyre që është paraardhësi i presidentit, Hosep Maria Bartomeu.
Po kështu, gjyqtari mbështetet në një vendim të Gjykatës së Lartë për të mbrojtur se krimi i ryshfetit të vazhdueshëm i atribuohet presidentëve të ndryshëm që pasuan njëri-tjetrin në Barça, pasi, sipas mendimit të tij, pala “paguese” është gjithmonë e njëjta, F.C. Barcelona.
Në urdhrin e tij, gjyqtari Agirre thotë se pagesat për Enrikez “prodhuan efektet e arbitrazhit të dëshiruar nga FC Barcelona, në mënyrë të tillë që duhet të ketë pasur pabarazi në trajtimin me ekipet e tjera dhe korrupsionin sistematik pasues në arbitrazhin spanjoll në tërësi. , që nuk do të thotë se secili nga gjyqtarët ishte i korruptuar, por një grup prej tyre ishin të korruptuar.”
Gjithashtu është vlerësuar se afati 10-vjeçar i parashkrimit nuk ka skaduar pasi këmbëngulin se duhet të llogaritet nga data 17 korrik 2018 e në vazhdim – data kur është kryer krimi i fundit i pretenduar.