Barcelona ka fituar në “Camp Nou” klasiken e parë të sezonit, duke mposhtur rivalët e përjetshëm të Real Madridit me rezultatin e thellë 5-1. Ky rezultat na kujton “Manitën” e famshme të disa sezoneve më parë, por kjo ishte më impresionuese.

Pa Mesin në fushë, ishte Suarez ai që vodhi spektaklin, duke shënuar një tripletë. Përveç sulmuesit uruguain, shënuan edhe Kutinjo dhe Vidal, me këtë të fundit që shënoi me prekjen e parë të topit.

Golin e vetëm për Realin “pa ide” mbajti firmën e Marselos, i cili u largua para kohe nga kjo sfidë për shkak dëmtimi.

Kjo humbje është me shumë gjasa ndeshja e fundit e Lopeteguit në krye të Realit./ vipsport/

Barcelona – Real Madrid 5-1 (Kutinjo 11′, Suarez 30′ 75′ 83′, Vidal 87’/ Marselo 51′)