Ndonjëherë titujt e gazetave mund të duken të tepruar. Jemi në minutat shtesë të ndeshjes mes Juventus dhe Barcelonës, të datës 22 nëntor. Bardhezinjtë sulmojnë dhe në momentet e fundit Paulo Dybala godet topin drejt portës së mbrojtur nga Marc-Andre ter Stegen. Përpara portierit gjerman qëndrojnë disa futbollistë, disa të Juves dhe të tjerë të Barças. Duke qenë i mbuluar, goli duket të jetë i paevitueshëm.
Topi po shkon drejt këndit të majtë të portës, Dybala përgatitet të festojë, por në momentin e fundit, ter Stegen zgjatet dhe arrin të shpëtojë portën e Barcelonës, duke devijuar topin në goditje këndi. Pak sekonda më pas, arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes, 0-0 dhe portieri gjerman ishte deçiziv.
Ditën tjetër gazetat spanjolle i dedikonin titujt e faqeve të para pikërisht portierit ter Stegen. “Mundo Deportivo” shkruante: ‘Muri gjerman’. Titulli i “Marca” mbase është më pikanti nga të gjithë: ‘Messi me doreza’. Piëkrisht te dorezat, portieri gjerman ushqen për ato një xhelozi vërtetë të veçantë. Gjatë emisionit televiziv Fiebre Maldini, u tregu anjë prapaskenë për portierin aktual të Barcelonës. Praktikisht ter Stegen, nuk vesh më dorezat e tij, nëse ato janë përdorur nga një tjetër person. Nëse për shembull Cillessen vesh pa dashje dorezat e Marc, e pastaj ja rikthen ato, gjermani nuk i përdor më. Ai që ka zbuluar këtë sekret është një mik i Stegen, i cili e njeh që nga kohët e Borussia Moenchengladbach: “Nëse dikush vesh dorezat e tij, më pas ai nuk i përdor më ato!”. Një xhelozi maniakale që Marc-André ka për dorezat e tij dhe që është konfirmuar më pas edhe nga vetë portieri i Barcelonës. “Nuk arrij ta ndryshoj këtë gjë. Nuk kam probleme nëse dikush prek dorezat e mia nga jashtë, por në momentin që i vesh ato, nuk arrij më që t’i përdor. Gjithsesi nuk do t’i përdorja dy herë, por meqenëse janë një dhuratë e mirëpritur nga tifozët, për mua është më e lehtë që t’i dhuroj ato”, deklaroi portieri gjerman i Barcelonës, i cili praktikisht ka një palë doreza të reja për çdo ndeshje.