“El Gol Digital” raporton e Barcelona nuk është aspak e interesuar për një rikthim të mundshëm të Neymar në “Camp Nou” verën e ardhshme, por klubi katalanas synon të përforcojë sulmin me një tjetër yll brazilian.
Barcelona ka piketuar sulmuesin e Arsenal-it, Gabriel Martinellin, si një objektiv për t’u përforcuar në merkaton e ardhshme. Anësori brazilian pëlqehet shumë nga Hansi Flick, trajneri gjerman është kundër idesë së rikthimit të Neymar dhe preferon para tij brazilianin e Arsenal-it.
Drejtuesit e klubit katalanas janë gati të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për të firmosur me Martinellin, shifër e përafërt me atë që kërkon Arsenal. Nuk është çudi nëse në marrëveshje mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë, siç mund të jetë Ferran Torres, i cili mund të përshtatej në mënyrë perfekte me skemat e Arteta-s.
Edhe pse shumica e tifozëve katalanas preferojnë rikthimin e Neymar, gjë që duket shumë e vështirë të ndodhë realisht, pasi si trajneri Flick por dhe drejtori sportiv Deco janë kundër rikthimit të 33-vjeçarit brazilian dhe po ndjekin alternativa të tjera, një ndëralternativat kryesore është Gabriel Martinelli./telesport/