Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e vajtjes së raundit të parë të kualifikuesve të Champions League ndaj Dudelange, kampionëve të Luksemburgut. Bardheblutë do të luajnë në datën 6 korrik në transfertë sfidën e parë, për të diskutuar më pas në “Air Albania” një javë më vonë kualifikimin për në raundin tjetër, takim që do transmetohet në Supersport.

UEFA ka publikuar së fundmi dhe listën e lojtarëve që bardheblutë kanë federuar për takimet e këtij raundi. Trajneri Orges Shehi do të ketë të disponueshëm 22 lojtarë, ku përfshihen dhe katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje: Ardit Hila, Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Besir Iseni.

Ajo që bie në sy është që në këtë listë mungon emri i sulmuesit Michael Ngoo. Shtatlarti anglez nuk është zyrtarizuar si i larguar nga 26 herë kampionët e Shqipërisë, por të paktën për këto dy ndeshje që do të luajë Tirana nuk do të jetë me skuadrën.

Ditet e fundit nderkohe eshte folur edhe per nje mundesi largimi te tij, megjithate kjo mbetet per t’u pare ndoshta pas perfundimit te aventures europiane te bardhebluve.