Skuadra e Vllaznisë për takimin e nesërm në Korçë nuk do të ketë të gatshëm vetëm mesfushorin Florind Bardulla. Ai ka pësuar një dëmtim në tendinë dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë. Të tjerët do jenë të gjithë të gatshëm. Vllaznia do të udhëtojë sot drejt Korçës, pasi nesër në orën 14:00 do të luajë kundër Skënderbeut.
Ky takim ishte programuar të luhet në Shkodër, por problemet me stadiumin “Loro Boriçi” bënë që arrihej një marrëveshje për të luajtur fazën e dytë në shtëpi. Trajneri Ernest Gjoka për këtë takim do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin Erjon Vucaj, që në Kukës mungoi për shkak dëmtimi. Ish-kapiteni i Laçit pritet titullar, ndërkohë që këtë javë mungon Bardulla.Aktivizimi i Vucajt ka bërë që të sakrifikohet Çinari, me Hasani që formon treshen e sulmit me Atsinën dhe Gilman Likën.Në pamje të parë këto do jenë ndryshimet e vetme të Vllaznisë ndërkohë që vetë trajneri Gjoka nuk ka dashur të komentojë se kush do të luajë në portë, Selimaj apo Sherri.
www.shkodrasport.com