Vllaznia ka bere detyren sot ne Burrel duke fituar ndeshjen e pare te Kupes se Shqiperise ndaj skuadres vendase me rezultatin e ngushte 1-0, fale golit te shenuar nga sulmuesi brazilian Wenderson.
Duhet thene se kuqeblute kane luajtur me formacionin e tyre te dyte ne kete takim pasi 11-shja e pare ka qendruar ne Shkoder duke vijuar me procesin stervitor.
Ndaj Burrelit, ne porte ka qene kete here Laço ndersa ne mbrojtje kane luajtur Lekaj nga e djathta dhe Ruqi nga e majta ndersa ne qender te ketij reparti ka qene dyshja Ristevski- Cojocaru.
Treshja e mesfushes ka qene e perbere nga Ramadani, Emerson dhe Bardulla. Ky i fundit madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Vllaznise ne kete perballje.
Sakaq, treshja e sulmit ka qene e perbere nga Pusi, Wenderson dhe Zogaj. Ne pjesen e dyte nderkohe ka patur vend edhe per Qarrin qe ka hyre ne vend te Laços ne porte, ndersa Marku ka zevendesuar Ruqin si dhe Kruja qe ka luajtur disa minuta ne vend te Emerson.
Sipas informacioneve te marra, Vllaznia ka dominuar ne çdo drejtim ndaj matjaneve megjithate lojtaret e saj kane humbur shume raste shenimi dhe per rrjedhoje asaj i eshte dashur t’i gezohet golit te Wenderson me te cilin siguruan fitoren ne kete takim te pare te kupes.
www.shkodrasport.com