“Barelogjia” nuk është një shkencë ekzakte. Është imperfekte për përkufizim, i diskutueshëm si çdo gjykim human. Kërkimi i ngjashmërive mes Nikolo Barelës dhe mesfushorëve të mëdhenj të së kaluarës po shndërrohet në një aktivitet në modë. Të gjithë po shkojnë në kërkim të origjinave të Nikolosë, të gjithë në laborator për të eksploruar misteret e gjenetikës, diçka që ka të përbashkët ADN-në e Barelës me atë të shumë mesfushorëve “totalë” të afruar përpara tij.
Zbulohen kështu simbologji, divergjenca, lidhje mes interistëve, tashmë në elitën e rolit dhe paraardhësve të tij. Rezultati, në fund, është gjithmonë subjektiv: Barela i ngjason një shumëllojshmërie kampionësh, por secili do të shikojë atë që dëshiron. Pa pasur detyrimisht të drejtë apo gabim, sepse numri 23 është një përzierje e arritur mes shumë modeleve. Ish-trajneri i tij, Masimo Rasteli, për shembull, kishte krijuar një përbindësh me dy koka. “Është një Dunga me këmbët e Rui Kostës”, u shpreh.
Shumë më lehtë, interisti romantik do të mendojë për galopimin e Nikola Bertit ose për zemrën e pafundme të Gabriele Orialit. Mendimi i tifozit ksenofil do të shkojë në Premier Ligë, te mesfushorët. Frenk Lampard dhe Stiven Xherrard kishin një tjetër fizik, por frekuenca të ngjashme. Në Serinë A vrapohet mesatarisht 11,1 kilometra, nuk është rastësi që shumë angleze e shikojnë me interes.
ÇFARË PËRZIERJEJE – Nikolo dje festoi 24 vite dhe shijoi këtë shi komplimentesh. Loja e përballjeve nuk e ka lodhur, përkundrazi, i pëlqen: “Më thoni ju me cilin ngjasoj…”, ka shkelur syrin në stolin e “Franchi”-t të premten në mbrëmje. Ndër të tjera, trajneri i tij ka parë një linjë të hollë që e lidh me të. Antonio Konte është shprehur në më shumë se një rast se shikon inkursionet e Barelës dhe, kur nuk ka qenë ai që e kujtoi, ka menduar fusha të japë gjykimin.
“Është më i fortë se unë…”, ka pranuar me një tepri përulësie. Ndërkohë, zëvendësi i tij Stelini ka përsëritur që Nikolo mundet ende të rrisë efikasitetin përpara portës. Për ta thënë të gjithën, tani golat nuk po mungojnë: me të djathtën Fiorentinës bëhen tre në kampionat, vitin e kaluar në gjithë turneun ishte ndalur në një. Edhe për këtë arsye, një mesfushor si Klaudio Markizio e ka duartrokitur përmes rrjeteve sociale: afërsia mes të dyve në goditje po bëhet intrigante.
PËRTEJ 70 MILIONËVE – E pamundur të gjendet një dyshe në kartë karboni: ata 172 centimetra të Nikolosë kanë pak të krahasuar dhe karakteristikat teknike sfumojnë nga lojtari në lojtar. Me siguri, Barela është një mesfushor polivalent, disi si Salvatore Banji interist, të cilit iu desh më shumë për të hyrë në falënderimet e “San Siro”-s. Di të bashkojë rikuperimin e topit me ndërtimin: Barela ka çrrënjosur rreth 5 topa për ndeshje, një më shumë se mesatarja e rolit dhe renditi rreth 40, thuajse dyfishin e kolegëve. Në përgjithësi, luan me argjendin: krijon më shumë raste, pëson më shumë faulle dhe ndërhyn më tepër. Një ditë, me shumë mundësi, Interi i jep shiritin