Një zbulim te Bylisi i këtij sezoni është edhe mesfushori Marjo Barjamaj. Ka luajtur te moshat e Partizanit, ndërsa në verë u bë pjesë e Bylisit, aty ku firmosi një kontratë afatgjatë. Ka luajtur si titullarë pothuajse në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni, ndërsa në finalen me Vllazninë shënoi gol në Durrës. Marjo Barjamaj, në një intervistë për “Vipsport”, tregon aventurën e këtij sezoni në Ballsh, titullin dhe Superioren dhe synimet e së ardhmes….
-Barjamaj, e kishit menduar një sezon të mbyllej në këtë mënyrë?
Të them të drejtën kurrë nuk e kisha menduar, pasi kalova moshën te të rinjtë kreva disa prova, por ishin drejtuesit e Bylisit ata që më pikasën,erdha në Ballsh, firmosa dhe mendoj se bëra zgjedhjen e duhur. Në një ekip me shumë të rinj edhe unë e gjeta veten.
-Keni luajtur si titullarë, duke mbajtur shiritin por edhe keni shënuar….
Po, kam shënuar 3 gola këtë sezon, por ai me Vllazninë ishte m i bukuri. Jam shumë i lumtur për mua ka qenë një sezon shumë i bukur në Ballsh. Kam luajtur 2000 minuta dhe besoj se është rritje pasi jam 20 vjeç.
-Nga një Barjamaj që vinte nga ekipet e moshave, tashmë jeni një lojtar që do të luani në Superiore…
Po është e vërtetë, unë falënderoj presidentin Besnik Kapllanaj në radhë të parë, më ka mbështetur shumë, trajneri dhe stafi i tij. Por edhe tifozët që në finale kanë qenë të shumtë. Bylisi ka kurorëzuar me sukses një sezon të interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Imagjinoni, të kesh 9 muaj pa humbje, nuk besoj se e ka realizuar skuadër tjetër në Kategorinë e Parë. Superiorja do të na shërbejë shumë të gjithëve, sepse Bylisi është si një ekip Shpresa U-21. Ballshi është “oaz” për djemtë e rinj që duan të bëhen futbollistë!
–Çfarë synoni në të ardhmen?
Të luaj sa më shumë në Superiore, por shpresoj që të marr një ftesë edhe nga Shpresa U-21. Unë kam luajtur dhe Kategoria e Parë mendoj se ka talente dhe nuk duhet ë të nënvlerësohet…/vipsport/