Fitorja e se dieles ne transferte ndaj ekipit Prestige, ka bere qe Basania te rikthehet ne krye te renditjes, madje tashme e vetme me 23 pike. Nje rikthim aty ku i takon te jete dhe per me teper ne kohen e duhur. Themi keshtu sepse kampionati po i drejtohet fundit dhe shanset per ta mbajtur kete vend tashme jane te medha.
Kane mbetur edhe tre jave nga fundi i kampionatit dhe Basania ka gjithçka ne dore vete per te siguruar objektivin e saj madhor: Ngjitjen nje kategori me lart. Edhe kalendari i ketyre tre javeve ne fakt flet ne favorin e saj sepse dy prej ndeshjeve i luan ne shtepi dhe te fundit ne transferte me Arnisen.
Kjo do te thote se tashme skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj nuk varet me nga kembet e ekipeve te tjera, por nga vete ajo. Basania i duhen 7 pike per te qene e sigurte ne realizimin e objektivit te saj sepse me dy piket e epersise qe ka aktualisht ndaj tre ndjekeseve te saj, Eagle, Bulqizes dhe Arnises, i mjaftojne per ta ruajtur vendin e pare.
Dhe shanset e mundesite i ka. Por duhet patur shume kujdes sepse tashme nuk ka me kohe per te rikuperuar ndonje gabim te mundshem. Duke filluar nga kjo jave kunder Bulqizes ne Bushat, duhet patjeter fitorja. Per te marre tre piket, por edhe per te eliminuar nje rival nga gara.
Me pas, javen e ardhshme ndaj Klosit po ne fushen e Bushatit per te kerkuar nje tjeter fitore dhe per te mberritur ne ndeshjen e fundit ne Lushnjes ndaj Arnises, ku skuadra e presidentit Ermir Shimaj do te kete mundesine te luaje per dy rezultate: Fitore dhe barazim. Gjerat duken ne rrugen e duhur, por duhet edhe nje sforco ne keto 270 minutat e fundit./www.shkodrasport.com/