Basania ka marre nje pike me shume vlere ne transferten e sotme te Lezhes ndaj Beselidhjes vendase, por ne fakt skuadra e drejtuar nga trajneri Haris Lika ka gabuar sepse duhej te ishte larguar nga kjo ndeshje me fitore sepse i ka patur rastet dhe mundesite per ta mbyllur ate ne favorin e saj.

Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka prodhuar gola. Krejt ndryshe ne te dyten. Pas nje aksioni shume te bukur te miqve ne minuten e 61-te, do te ishte futbollisti Egzon Shimaj i cili do ta dergonte topin ne rrjeten e portes se Beselidhjes.

Nje gol qe u ka dhene zemer futbollisteve te Basanias dhe madje Shimaj edhe ne dy momente te tjera ka patur mundesine te shenonte serish dhe ta mbyllte ndeshjen, por ai ka shperdoruar keto mundesi dhe kjo i ka kushtuar ekipit te tij.

Ne minuten e 82-te do te ishte David Marku qe do te barazonte shifrat per vendasit, madje ata kane patur mundesi qe ne minutat e fundit te ndeshjes te shenonin edhe golin e avantazhit, por jane penguar nga portieri Fatjon Marku.

Perfundimisht barazim 1-1 dhe pas javes se 7-te tashme Beselidhja ka arritur te grumbulloje 14 pike duke mbajtur vendin e trete te renditjes, nderkohe qe Basania tashme ka 9 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e shtate, por nga paraqitja e saj ne ndeshjen e sotme ajo sigurisht qe meriton nje vend me lart ne tabelen e klasifikimit./www.shkodrasport.com/