Basania ben “autokritike” per humbjen e javes se kaluar ndaj Terbunit dhe sot ka fituar me te njejtin rezultat, 3-0 ndaj ekipit te Gramshit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Bushatit.

Nje ndeshje e dominuar ne te gjitha drejtimet nga djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika te cilet e merituan plotesisht kete fitore. Takimi ka nisur ne menyren e duhur teksa qe ne minuten e 3-te Brilant Hasaj i ofrohet shume golit teksa pas nje goditje me koke e dergon topin ne traverse.

Pak minuta me vone eshte Mario Kola qe me nje gjuajtje te forte nga jashte zone i afrohet shume golit. Seria e rasteve te humbura do te vijonte me nje mundesi te paster te kapitenit Alsid Tafili per ta derguar topin ne rrjete, por topi i goditur prej tij perfundon jashte. Pas ketij momenti, “zgjohet” ekipi mik i cili ne 2-3 momente kercenon seriozisht porten e Fatjon Markut i cili reagon ne menyren e duhur duke e mbajtur te paprekur ate. Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat e barabarta 0-0.

Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte. Qe ne minuten e trete te saj, rezultati do te zhbllokohej. Pas nje krosi te Shimajt nga e majta, do te ishte Konate qe me koke do ta dergonte topin ne rrjete. E njejta histori edhe ne minuten e 57-te kur Shimaj do te krosonte dhe afrikani serish me koke do te shenonte edhe golin e dyte.

Nderkohe ne minutat shtese do te ishte mesfushori Arber Daija i cili do te shenonte edhe golin e trete i cili do ta mbyllte krejt takimin me rezultatin e paster 3-0. Basania ne kete menyre do te siguronte ne kete menyre fitoren e pare ne kampionat dhe pas javes se katert eshte ngjitur ne kuoten e 4 pikeve./www.shkodrasport.com/


BASANIA- GRAMSHI 3-0

Konate ’48, ’57, Daija ’90+3

BASANIA: Marku, Nikshiq, A. Hoxhaj, Shema, Assuncao, Kola, Daija, Tafili, Hasaj, Shimaj, Konate. Trajner Haris Lika. U aktivizuan edhe Leka e Ar.Hoxhaj