Basania ben nje gjysem hapi te gabuar, çka mund t’i kushtoje shume ne ecurine e saj te metejshme dhe pretendimet qe ajo ka ne kampionat. Pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj ka barazuar 1-1 ne fushen e Bushatit ndaj ekipit te “Eagle Football”.
Ne fakt takimi ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per vendasit te cilet arriten te shenonin shume shpejt. Ne minuten e 6-te me ane te futbollistit Soumah Aboubacar. Nje gol qe krijoi pershtypjen se ndeshja do te fitohej nga Basania, por ne fakt nuk ndodhi keshtu.
Miqte kane rezistuar mire dhe jo vetem qe kane tentuar te barazojne, por edhe ia kane dale. Ka qene minuta e 73-te kur njeri nga futbollustet e “Eagle” eshte penguar ne menyre te parregullt brenda zones dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metersh.
Nga pika e bardhe futbollisti Nyanguila eshte treguar i sakte duke shenuar dhe duke barazuar shifrat ne 1-1. Ne minutat e mbetura Basania e shtoi presionin ne kerkim te golit te avantazhit, por megjithe rastet e krijuara nuk ia ka dale ta realizoje.
Perfundimisht barazimi dhe dy ekipet ndajne nga nje pike. Nje rezultat ky qe penalizon Basanian e cila kryesonte renditjen deri para kesaj jave, nderkohe qe tashme eshte ekipi Arnisa i cili me fitoren e sotme eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve duke kryesuar renditjen.
Kjo e fundit po behet shume interesante. Kater jave para fundit jane plot 5 skuadra ne gare per vendin e pare, i cili i çon direkt ne kategorine e dyte. Kryeson Arnisa me 21 pike, Basania e dyta me 20, Prestige 19, Eagle dhe Bulqiza nga 18 pike secila./www.shkodrasport.com/