Ishin premtuar prej disa kohesh, por me ne fund u be realitet. Tre futbollistet afrikane kane mberritur ne Shqiperi dhe diten e sotme jane prezantuar nga ekipi i Basanias.
Behet fjale per Cheick Oumar Keita, Ibrahim Sidibe dhe Salimou Kane te cilet prej kesaj te hene jane vene ne dispozicion te trajnerit Fatjon Hasani duke e forcuar ndjeshem ekipin e Basanias.
Ne kete menyre behet realitet nje nga premtimet e presidentit Ermir Shimaj i cili vazhdon te investoje per kete skuader dhe per kete klub, duke qene edhe nje model per nga menyra e funksionimit. Per te tre keto futbolliste eshte siguruar edhe leja e punes dhe e qendrimit ne Shqiperi dhe tashme mbetet vetem qe ata te tregojne vlerat e tyre ne fushen e blerte.
Basania po behet gati per te marre pjese per te dytin vit rradhazi ne kategorine e trete te futbollit shqiptar dhe me afrimin e tre futbollisteve afrikane, tashme jane rritur edhe pretendimet dhe sigurisht qe do te kerkohet ngjitja nje kategori me lart.
Megjithate kete do ta tregoje ecuria e kampionatit ku pritet te jete nje gare e forte ne mes ekipeve pjesmarrese ne kete kategori per sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/