Pas tre futbollisteve afrikane, kapitenit Egzon Shimaj dhe mbrojtesit Olsi Shema, drejtuesit e Basanias kane arritur te marrin edhe disa lojtare te tjere cilesore duke krijuar ne kete menyre nje ansambel simpatik ne prag te startit te kampionatit te kategorise se trete ku do te marrin pjese edhe sivjet.

Keshtu presidenti Ermir Shimaj ka arritur t’ia plotesoje kerkesat trajnerit Fatjon Hasanaj per ta plotesuar skuadren edhe me futbolliste te tjere. Dhe si rrjedhoje ata tashme jane ne stervitje çdo dite nen drejtimin e stafit teknik.

Behet fjale per lojtare te tille si ish- futbollisti i Vllaznise Taulant Nikshiqi, per Oltion Drabejen, Flori Leken nderkohe qe kane mbajtur ne ekip pavaresisht ofertave qe ka patur, edhe sulmuesin Albert Mila.

Me keto futbolliste, por edhe me te tjeret qe kane qene edhe sezonin e kaluar prane kesaj skuadre, “Basania FC” sivjet duket e kompletuar dhe do te luftoje fort per te arritur objektivin e saj, ngjitjen ne kategorine e pare.

Kujtojme qe kampionati i kategorise se trete starton kete te diele, dhe “Basania” do ta luaje ndeshjen e pare ndaj ekipit te Kinostudios ne Kamez. E veçanta e kampionatit te sivjetem eshte se ndeshjet do zhvillohen me sistem vajtje- ardhje dhe kjo do te thote se tifozet e saj do te kene mundesi ta ndjekin ekipin ne ndeshjet qe do te zhvilloje ne fushen sportive te Bushatit./SHKODRA-SPORT.COM/