Kampionati kombetar i Kategorise se Pare U-17, tashme eshte futur ne fazen e tij me te nxehte, teksa diten e sotme do te luhen perballjet e rradhes te “play-off”.

Ne kete kampionat te kesaj grupmoshe, Shkodren e perfaqesojne dy ekipe, pikerisht Basania dhe Scutari.

Takimi i rradhes per Basanian do te jete ndeshja ndaj Partizanit, sfide qe do te startoje ne oren 10:00, ne fushen sportive ne Peze-Helmes. Siç dihet, ne sezonin e rregullt ishte Basania skuadra qe u rendit e para. Ky ekip me disa futbolliste cilesore ne perberje, e dominoi kampionatin.

Nderkohe, me pas, ne oren 12:00 po ne kete fushe, Scutari do te luaje ndaj Dinamos. Ekipi shkodran u klasifikua ne vend te dyte, teksa ne kete kampionat ka pasur nje rendiment konstant, duke qene deri ne fund pretendent per vendin e pare.

Te dy ekipet shkodrane kane ndeshje te forta dhe i pret nje rivalitet i madh ne fushen e lojes, teksa mbetet per t’u pare se si do te paraqiten ne keto dy takime te sotme.

Ne Superioren e 17-vjeçareve, siç dihet, kualifikohet skuadra, qe arrin numrin me te larte te pikeve, tashme ne renditjen prej 6-ekipeve me te mira.

Kujtojme se, Scutari renditet ne vendin e trete ne kuoten e kater pikeve, ndersa Basania renditet ne vendin e katert me vetem nje pike.

Maringlen ZHIVANI