Basania dhe Tërbuni do të ndeshen pasditen e sotme në një test kontrolli, për të parë gjendjen e tyre pikërisht 35 ditë para startit të kampionatit të kategorisë së dytë.
Drejtuesit e të dy ekipeve kanë rënë dakord për luajtjen e kësaj miqësore, pikërisht duke filluar nga ora 18:00. Ndeshja do të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Ky takim do t’u shërbejë trajnerëve Lika e Bardhi për të parë gjendjen e ekipeve të tyre. Basania në fakt është pak më herët me përgatitjet sepse e ka nisur procesin stërvitor që prej gati një muaji, ndërsa Tërbuni ka startuar ditët e fundit.
Kuptohet që të dy ekipet kanë shumë për të bërë deri më 21 shtator, datë dhe kur fillon kampionati i kategorisë së dytë. Të dy ato do të jenë për herë të parë kundërshtarë të njëri- tjetrit sepse Basania u shpall sezonin e kaluar kampione e kategorisë së tretë dhe fitoi të drejtën për t’u ngjitur një kategori më lart./www.shkodrasport.com/