Barazimi ne ndeshjen e fundit ndaj Beselidhjes i ka kenaqur te gjithe tek Basania, por nga ana tjeter ka patur edhe zhgenjim sepse nisur nga rastet e krijuara, kjo perballje duhej fituar. Megjithate per trajnerin Lika dhe stafin e tij e rendesishme eshte qe performanca e skuadres po vjen gjithnje e ne rritje.

Kjo ka bere qe entuziasmi te rritet, per me teper qe rezultatet e fundit pozitive jane arritur edhe pa disa prej titullareve te cilet kane munguar per arsye te demtimeve te tyre. Si rrjedhoje, kjo periudhe e nderprerjes se kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares, pritet te sherbeje per mire per rikuperimin e ndonjerit prej tyre.

Rikthimi i ndeshjeve te kampionatit do ta gjeje Basanian duke e luajtur ndeshjen e rradhes ne shtepi, pikerisht me “derbin” ndaj Murlanit. Ne pamje te pare nje ndeshje e lehte sepse kundershtari ka pesuar 7 humbje deri tani, por ne fakt po punohet per ta vleresuar maksimalisht kete takim.

Duhet thene se tek Basania pika e saj me e forte deri tani kane qene ndeshjet ne shtepi. Ne tre ndeshjet qe ka luajtur ne fushen sportive te Bushatit, ka arritur te marre 2 fitore dhe 1 barazim ndaj Luzit kryesues, pra duke grumbulluar 7 pike. Nderkohe 2 te tjera i ka marre ne transfertat e Koplikut dhe Lezhes me barazimet ndaj Veleçikut dhe Beselidhjes.

Si rrjedhoje, skuadra pritet qe te vazhdoje serine e rezultateve pozitive ne shtepi. Per momentin Basania ndodhet ne vendin e shtate te renditjes, me pike te barabarta me Veleçikun e vendit te gjashte por synimet jane per te shkuar me lart dhe per te qene ne peseshen e pare te renditjes./www.shkodrasport.com/